Një shtëpi në Prishtinë po përdorë qymyr për ngrohje gjatë sezonit të dimrit.
Por tymi që po del nga kjo shtëpi, në rrugën “Mbreti Bardhyl” afër Xhamisë së Llapit, po e ndotë ajrin dhe si rrjedhojë po i shqetëson banorët e kësaj rruge.
Një sinjalizues, banor i kësaj lagjeje ka dërguar video nga vendi i ngjarjes. Aty shihet tym i madh që po del nga një tymtar i kësaj shtëpie./Gazeta Sinjali/