image Twitter lejon stafin të punojë nga shtëpia “përgjithmonë”

Teknologji/ Twitter lejon stafin të punojë nga shtëpia “përgjithmonë”

news image

Kompania “Twitter” e cila është me seli në San Francisko, thotë se 5 mijë punonjësit e saj kanë punuar nga distanca që nga fillimi i marsit.

Drejtori Jack Dorsey thotë se marrëveshja ka funksionuar aq mirë sa që Twitter do të ishte e gatshme t’i linte ata të vazhdojnë – nëse pozitat e tyre e lejojnë këtë.

“Ne ishim të pozicionuar në mënyrë unike … të lejojmë që njerëzit të punojnë nga shtëpia. Muajt ​​e fundit kanë dëshmuar se mund ta bëjmë atë punë. Pra, nëse punonjësit tanë janë në një rol dhe situatë që u lejon atyre të punojnë nga shtëpia dhe ata duan të vazhdojnë ta bëjnë këtë përgjithmonë, ne do ta bëjmë atë të ndodhë”, u tha drejtori Jack Dorsey punonjësve në një e-mail.

Kompania mund t’i hapë zyrat e saj kah fundi i vitit, por jo “para shtatorit”, për punëtorët e saj të cilët nuk mund të kryejnë punën nga shtëpia, raporton BBC.

Twitter ka 35 zyra në të gjithë botën, përfshirë në New Delhi, Londër dhe Singapor.

Kompanitë si Facebook dhe Google gjithashtu u kanë thënë shumicës së stafit të tyre se mund të punojnë nga distanca për pjesën tjetër të vitit 2020./Gazeta Sinjali/