Twitter ka rënë dakord t’i shesë veten Elon Musk-ut, në një marrëveshje me vlerë rreth 44 miliardë dollarë.
Kështu është bërë e ditur nga vet kompania këtë të hënë.
Marrëveshja mbyll një cikël lajmesh të stuhishme, në të cilën CEO i Tesla dhe SpaceX u bë një nga aksionerët më të mëdhenj të Twitterit, ku iu ofrua dhe refuzoi një vend në bordin e tij dhe iu ofrua të blinte kompaninë – të gjitha në më pak se një muaj.
Marrëveshja vjen pasi Musk zbuloi javën e kaluar se kishte financuar 46.5 miliardë dollarë për të blerë kompaninë.
Bordi i Twitter u mblodh të dielën për të vlerësuar ofertën e Musk.
Musk tha në Twitter të hënën “shpresoj që edhe kritikët e mi më të këqij të mbeten në Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës”.