image Twitter i mbyll rreth 10 mijë llogari të rrejshme që bënin propagandë për Vuçiqin dhe partinë e tij

Rajon

Rajoni/ Twitter i mbyll rreth 10 mijë llogari të rrejshme që bënin propagandë për Vuçiqin dhe partinë e tij

news image

Rrjeti social ‘twitter’ i ka dhënë një goditje të rëndë propagandës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe partisë së këtij të fundit.

Pas një hetimi të bërë përgjatë fundit të vitit të kaluar është vërejtur një aktivitet i koordinuar i gati 10 mijë llogarive në twitter që bënin propagandë për Aleksander Vuçiqin dhe partinë e presidentit serb.

Gjithësej të 8 mijë e 558 llogari të cilat i kanë shërbyer Vuçiqit janë fshirë nga ky rrjet social.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar “Twitter Safety”.

Llogari janë mbyullur edhe në vendet arabe, Turqi e Jemen./ Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/TwitterSafety/status/1245682441865646080?s=20