image “T’vras qëtu, kom me ta gjetë shpinë ku e ki”/ Burri i infermieres e çon peshë Spitalin e Gjakovës, kanos pacientin që u fjalos me gruan e tij
[wp-story id="814678"]

Siguri

“T’vras qëtu, kom me ta gjetë shpinë ku e ki”/ Burri i infermieres e çon peshë Spitalin e Gjakovës, kanos pacientin që u fjalos me gruan e tij

news image

Një incident në mes një infermiereje dhe një pacienti mësohet të ketë ndodhur sot në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës ‘Isa Grezda’, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se infermierja Gj.S., ka hasur në telashe me një pacient i cili kishte shkuar të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencë. Pas eskalimit të situatës dhe fjalosjeve që ka pasur me të, ajo ka thirrur bashkëshortin e saj që t’i dalë në ndihmë.

Me të arritur në spital, bashkëshorti i infermieres ka kërcënuar me fjalë të rënda e madje ka tentuar edhe ta sulmojë pacientin i cili kishte pasur telashe me bashkëshorten e tij, por që ishte ndalur nga dëshmitarët që ishin të pranishëm.

Ai ishte drejtuar pacientit të shtrirë me fjalët ‘të vras qëtu, kom me ta gjetë shpinë ku e ki e ku s’e ki’.

Rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës, ku pas veprimeve të dhunshme, njësitet policore kanë intervenuar menjëherë me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin V.S., të cilin e kanë shoqëruar në stacion për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:00 të mëngjesit.

 “Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informacion se  me datë 11.06.2022 rreth orës 09:00 një pacient derisa ka qenë i shtrirë në Spiralin Rajonal-Gjakovë ishte kanosur nga një person, mashkull kosovar (i moshës 35 vjeçare) . Kjo kishte ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje në mes tij (pacientit) dhe një infermiereje. Policia ju është përgjigjur rastit në fjalë dhe ka njoftuar Prokurorin Kujdestar. Me rekomandimin e tij i dyshuari mbahet në ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke vazhduar me hetime”, tha Elezaj për Sinjalin.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/