Turqia ka anuluar pjesëmarrjen në ceremoninë e çmimit Nobel për Letërsi, gjatë ditës së sotshme, Ambasadori turk në Stockholm, Hakki Emre Yunt ka njoftuar për këtë vendim.
Kjo për shkak të fituesit, Peter Handke. Ky i fundit ishte përkrahës i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq.
Deri më tani Kosova dhe Shqipëria kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë ceremoni për shkak të Handkes.
Televizioni shtetëror i Suedisë, SVT, rikujtoi se Turqia ka dënuar vendimin për ndarjen e çmimit Peter Handke-s, duke e transmetuar tekstin e publikuar në llogarinë e Ministrisë turke të Mbrojtjes në Twitter. /Gazeta Sinjali/