image Turqia kritikon vendimin për çështjen Khashoggi

Kosovë

Gazetari/ Turqia kritikon vendimin për çështjen Khashoggi

news image

Turqia kritikoi sot vendimet e një gjykate saudite kundër të të dyshuarve për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll duke theksuar se ata ishin larg të bërit drejtësi.

“Vendimet e gjykatës, që ka dënuar pesë persona me vdekje, por liruar nga akuzat dy të dyshuarit kryesorë, janë larg pritshmërive të vendit tonë dhe komunitetit ndërkombëtar për të sqaruar të gjitha aspektet e kësaj vrasjeje dhe për manifestimin e drejtësisë”, konfirmoi Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Pesë sauditë të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi u dënuan me vdekje nga një gjykatë e Riadit, që liroi nga akuzat dy të dyshuarit kryesorë, një këshilltar dhe një shef të shërbimeve sekrete.

Jamal Khashoggi, një bashkëpunëtor i “Washington Post” u vra në moshën 59-vjeçare, në tetor 2018 gjatë një operacioni që ka zhytur Arabinë Saudite në një prej krizave më të rënda diplomatike dhe dëmtoi imazhin e princit trashëgimtar, Mohammed ben Salmane, dyshuar si urdhërues i kësaj vrasjeje.

“Kritik i regjimit saudit pasi e pa nga afër, gazetari u vra… nga një ekip prej 15 personash të ardhur nga Riadi në konsullatën e mbretërisë në Stamboll”, sipas zyrtarëve turq. /Gazeta Sinjali/