image Turqia kërkon që brenda janarit t’i ndahet trualli për ndërtimin e 500 banesave pas tërmetit në Shqipëri

Kosovë

Ndihma/ Turqia kërkon që brenda janarit t’i ndahet trualli për ndërtimin e 500 banesave pas tërmetit në Shqipëri

news image

Turqia kërkon që brenda janarit t’i ndahet trualli për ndërtimin e 500 banesave pas tërmetit në Shqipëri

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum tregoi që ndërtimi i banesave në zonën e Laçit është një porosi e Presidentit Erdogan ndërsa kërkoi nga qeveria që brenda janarit t’i dorëzojë truallin për të nisur ndërtimin.-

“Ne duam të ndihmojnë vëllezërit shqiptarë që ta kalojnë sa më shpejt këtë situatë të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore. Shpresojmë që brenda janarit të na dorëzohet trualli për ndërtimin e 500 njësive të reja të banimit. Kompleksi i banesave do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve dhe traditës shqiptare dhe me të gjitha infrastrukturën e nevojshme për shërbimet publike ndaj komunitetit”, tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nënvizoi se ndërtimi i banesave të reja në Laç do t’i japë fund edhe përmbytjeve në zonën e Laçit, pasi përveç ndërtimit të banesave do të ketë edhe punime në infrastrukturë publike.

Ndërtimi i 500 njësi të reja banimi në zonën e Laçit, e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit pritet të përfundojë brenda korrikut të këtij viti.