image Turqi/ Pasi u grind me gruan e tij, burri ngjitet në kulmin e ndërtesës për të kryer vetëvrasje

Evropë

Turqi/ Pasi u grind me gruan e tij, burri ngjitet në kulmin e ndërtesës për të kryer vetëvrasje

news image

Një burrë nga Turqia i identifikuar si Ali I, ishte ngjitur në kulmin e një ndërtese në Adana të Turqisë me qëllim për të kryer vetëvrasje.

Ai fillimisht ishte grindur me bashkëshorten e cila u largua me tre fëmijët e tyre, e Ali më pas ishte ngjitur në kulmin e ndërtesës nga ku e vëzhgonin të habitur fqinjët e tij.

Në vendin e ngjarjes arriti Policia ku pas disa minutave negociata kanë arritur ta bindin burrin që të mos bëjë ndonjë veprim të pamenduar mirë,

Ai kërceu por ishte fqinji i tij Ufuk A, i cili me çdo kusht ishte i gatshëm që ta shpëtojë, ku vrapoi për ta kapur, duke përfunduar kështu mbi trupin e tij.

E pavarësisht këtij epilogu, Ali dhe Ufuk pësuan lëndime trupore dhe i dërguan me urgjencë në spital për tretman, nga ku u bë e ditur se janë jashtë rrezikut për jetë. 

/GazetaSinjali/