image "Turp", nuk u dhimbset uji kosovarëve: Banori në Bardhosh e lë gypin tërë natën duke rrjedhur - VIDEO

Kosovë

“Turp”, nuk u dhimbset uji kosovarëve: Banori në Bardhosh e lë gypin tërë natën duke rrjedhur – VIDEO

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ditë më parë ka nisur një aksion për shkyçjen e borxhlinjve të mëdhenj, e edhe të konsumatorëve ilegalë. Për pak ditë në terren, janë trajtuar disa raste ku uji i pijshëm keqpërdorej me të madhe, raporton Gazeta Sinjali.

Sot në orët e para të më mëngjesit, një inspektim u krye në fshatin Bardhosh në Prishtinë, ku u identifikuan tri kyçje ilegale.

Po ashtu, KRU “Prishtina” njoftoi se një konsumator po keqpërdorte ujin pamëshirshëm, duke e lënë rrjedhën e ujit tërë natën lëshuar.

“Uji i pijshëm në Bardhosh po shpenzohet pa mëshirë. Tre kyçje ilegale u identifikuan brenda 2 ore, sot.

💥SHIKONI VIDEON, KU KËTË GYP KONSUMATORI E KA LËNË TËRË NATËN DUKE UJITUR.TURP!”, thuhet në njoftimin e tyre.

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/pfbid0yiqFFA39YneMHQF1B6KbgRgYsmWQjufXt8NcXoyCiooF8AXwMQN5vKEgnTHP76JTl?cft[0]=AZVXBsyJNXdF8E8QlnrktNwr_B8N5EWdFCw8j_IHv38JVMjNo1IBXTZuXuFfmD-qGQkSV9l6IytZaZWHJ95Xxr5bdx2sBOv92z53A-uRBsWpV-sdPPp6CIK23mTfuGfjN0WFDkYcv96MUzYdCBJm7hxyn5WncmTYaem7wjpHY1nrWMN1fIRSfqVbsdpjMCYp5tM&tn=%2CO%2CP-R

Dje gjatë ditës KRU “Prishtina” bëri edhe disa shkyçje ilegal në rrugën “Ali Vitia” në lagjen Kalabria, në një furrë buke dhe një kompani ndërtimore. Ndërsa, edhe gjashtë lidhje ilegale u identifikuan në Veternik.

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/pfbid0uUfzQLs91MQfnhF77WT9ucz2ng6HCtqmHKfs6fDymCBmcZLELk9hNu1uKbeQBhCGl?cft[0]=AZX2IvrleQXMw_iCKmZgpWlanWKkqghevdN2AvpfdmV9AX2TDqya7_dxZkjiJ9g5rCVBeu017wg1aGUrd7kUXMGra3gjd_pk2akGdtDzyMx36gqMX8pYAQAgeI2PB7CZLZfN6YIr1NtkjvDYO5X2P0aDh83Y7SwG6QwqoyoFZgSnQ6LtaG0flSKil4dTXIFmNdU&tn=%2CO%2CP-R
https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/pfbid02KT2YKk31vDUnafmHqcMYqreNphbkTAfRWatPW5s3eQ1ZGt6mmhg2zoBWfeaMw8Dzl?cft[0]=AZVMw12ww75eRwDa4FVZoDJEjwZxXWHtCibqUsXqY7UFGHc6mA9ohltew9zVW0oMabA1YeW6ErDtVxKskivz3MkUbvB7KzJ3JSd84rql8F0_52OhdJJM4RiwHUUYuXnoKNymMEsTpecL6KaNvwiTLk6g4vdRdZ9zzI_KJtIBOkgrELspaNGAGiiJ-s-twH4KkIU&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/