image Ekskluzive: Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Bardhosh, Policia në kërkim të tij

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Bardhosh, Policia në kërkim të tij

news image

Sonte rreth orës 21:30 ka ndodhur një përleshje me armë në fshatin Bardhosh, komuna e Prishtinës.

Burimet e Sinjalit njoftuan se në këtë incident janë përfshirë disa persona, mirëpo vetëm njëri ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit, me ç’rast është dërguar për trajtim në QKUK.

Policia tashmë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka siguruar deklaratat e dëshmitarëve lidhur me incidentin.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrin e të dyshuarit, i cili është Ekrem Shala, dhe Policia tashmë është vënë në kërkim të tij.

Burimet e Sinjalit, nga Emergjenca thonë së e viktima ka plagë në të dy duart, por është jashtë rrezikut për jetë.

Të shtëna me armë zjarri në Bardhosh, një person i lënduar – Sinjali

Sinjali do të ju mbajë të informuar për më shumë detaje.

(1) Sinjali | Facebook