image 30 orë pa rrymë një lagje e Bardhoshit, KEDS po ndërron kabllot që janë djegur për shkak të mbingarkesës

Sinjalizime

30 orë pa rrymë një lagje e Bardhoshit, KEDS po ndërron kabllot që janë djegur për shkak të mbingarkesës

news image

Një lagje e fshatit Bardhosh të Prishtinës, ka mbetur pa energji elektrike tash e 30 orë. Kështu ka thënë një sinjalizues i Sinjalit.

Mirëpo Gazeta Sinjali ka kontaktuar me KEDS-in. Zëdhënësi i kësaj kompanie ka thënë se janë duke i ndërruar disa kabllo që janë djegur për shkak të mbingarkesës.

Janë djegur disa kabllo si pasojë e mbingarkesave. KEDS është në finalizim të ndërrimit të tyre. Pra, konsumatorëve do t’iu kthehet energjia së shpejti“, ka thënë Buzhala për Sinjalin.

/GazetaSinjali/