image ‘Turp e tradhti’ - mediumi serb e ‘gozhdon’ futbollistin serb që pranoi të përfaqësojë Kosovën

Futboll

Futboll/ ‘Turp e tradhti’ – mediumi serb e ‘gozhdon’ futbollistin serb që pranoi të përfaqësojë Kosovën

news image

Futbollisti i Flamurtarit, 17 vjeçari, Ilija Iviç është tema më e përfolur në futbollin vendor.

Iviç që me prejardhje është serb, ka befasuar të gjithë duke pranuar që të jetë pjesë e kombëtarës u19 të Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediumi serb ‘Informer’, ka publikuar lajmin dhe brenda lajmit kanë vendosur një anketë ku i kanë pyetur lexuesit se lëvizja e 17 vjeçarit a është turp, a e ka tradhtuar Serbinë dhe se a është zgjidhja më e keqe e mundshme.

Anketa brenda artikullit të mediumit serb

Iviç bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Flamurtarit më 2 korrik të vitit të kaluar dhe më pas shënoi në debutimin e tij. Prej tre vitesh, adoleshenti i Graçanicës ka udhëtuar çdo ditë në Prishtinë për të stërvitur për Flamurtarin, ku ai është ngjitur në ekipin e parë gjatë dimrit dhe pritet të bëjë debutimin e tij si për të ekipin e parë ashtu edhe për ekipin e të rinjve kosovarë./Gazeta Sinjali/