image Turizmi në Shqipëri nën efektin e COVID-19, 1 miliard euro humbje

Shqipëri

Turizmi në Shqipëri nën efektin e COVID-19, 1 miliard euro humbje

news image

Për çdo turist që do të mungojë këtë sezon, Shqipëria do të humbasë mesatarisht 53 euro në ditë. Kjo shifër rritet ndjeshëm për të huajt dhe duke konsideruar që fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë. Kjo për një humbje totale të pritur prej mbi 1 miliard euro, para që në të kundërt do të shkonin për akomodimin, shpenzime në bare, restorante, markete dhe shërbime të tjera.

Në Himarë, ky parashikim i Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit, është duke u ndjerë në xhepat e bizneseve që punojnë vetëm 3 muajt e verës. Një pjesë e madhe e dhomave në strukturat akomoduese të qytetit kanë qenë bosh, si pasojë e rezervimeve të munguara nga jashtë dhe fuqisë ekonomike në rënie të shqiptarë, shkruan A2CNN.

Çdo verë në Himarë zbarkon edhe një armatë e tërë e të punësuarve sezonalë, që vijnë nga e gjithë Shqipëria për të siguruar të ardhura. Por këtë herë, edhe për ata, gjërat janë krejtësisht ndryshe.

Në një vit të vështirë si ky me shumë pasiguri, çdo para e munguar do të përkthehet në vështirësi më të mëdha financiare në vijim për qindra mijëra punëtorë të lidhur me industrinë e goditur më fort në Shqipëri. /Gazeta Sinjali