Tuneli ikonik i lagjes Dardania në Prishtinë tash e sa vite është në gjendje të mjerueshme, raporton Gazeta Sinjali.
Ndonëse në qendër të qytetit, në të janë bërë pak investime.
Komuna e Prishtinës ka vendosur që shumë shpejt ky tunel të marrë pamje të re, teksa ka ftuar banorët e lagjes për diskutim lidhur me projektin.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të kryetarit të Komunës, Përparim Rama.
“Tuneli i Dardanisë së shpejti me pamje të re. Ejani nesër, në orën 17:00, në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Dardani, të bashkëbisedojmë për projektin e ri”, thuhet në postim.
Ndryshe, ky tunel përveç se nuk mirëmbahet siç duhet, tashmë në të janë vendosur edhe oxhaku i një lokali i cili është mbi tunel, gjë kjo që është në kundërshtim me ligjin e ndërtimit.