Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” ende nuk kanë përfunduar, kështu që ka kohë që gjendja e kësaj rruge është e mjerueshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Në disa pamje të publikuara sot nga “Ju flet Prishtina”, shihet se gjendja e rrugës që mundëson qasjen në rrugën “C” është vështirë e tejkalueshme.
Nga fotot shihet se gjendja është e tmerrshme, madje nga banorët kjo pjesë e rrugës konsiderohet si “tunel”.
Nga këto pamje shihet se rrezikshmëria për banorët është e lartë, pasi që edhe mbrojtëset nuk janë në nivelin e duhur të sigurisë./GazetaSinjali/