Tuna pushimet po i vazhdon pa dy meshkujt më të rëndësishëm në jetën e saj.
Tuna rikthimin në skenën muzikore e bëri me albumin ‘Fortuna’ dhe pas saj këngëtarja ishte e ngarkuar me koncerte dhe projekte tjera muzikore.
Pas një sezoni tejet aktiv këngëtarja i ka ndarë vetes disa ditë pushimi por këtë herë me të nuk janë as bashkëshorti Patrisi e as i biri Tiani, në ishullin Mauritius ajo është e shoqëruar nga një mikeshë.
Tuna ka publikuar disa imazhe nga ishulli përrallor, teksa duket se po mbush bateritë për këngë të reja.