image Sulmojnë fizikisht një person, arrestohen dy të dyshuar në Pejë

Siguri

Sulmojnë fizikisht një person, arrestohen dy të dyshuar në Pejë

news image

Dy persona janë arrestuar dje në Pejë pasi që të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Perandori Justijan”, rreth orës 14:30, ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali.

Ai ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ambulanca. Sipas këtij sinjalizuesi viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin e Pejës. /Gazeta Sinjali/