image Adriana Matoshi pozon e lumtur në krahët e të dashurit: Vendi më i bukur është të jem me ty

Bota e Yjeve

Adriana Matoshi pozon e lumtur në krahët e të dashurit: Vendi më i bukur është të jem me ty

news image

Para rreth dy javësh aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi bëri publike lidhjen e saj të dashurisë me sportistin afrikan, Keith Groeneveld, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo lidhje bëri bujë në mediat rozë, por si duket aktores nuk po i bëjnë përshtypje. Ajo po duket e lumtur në krahët e të dashurit 21-vjeçar dhe si duket nuk e ka ndërmend t’i kursejë pozat me të.

Ajo në një postim në rrjetin social Instagram ka ndarë një fotografi, teksa ndihej nostalgjike për pushimet që kaloi me të.

“Vendi më i bukur është të jem me ty”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Aktorja shfaqej e veshur me bikini të kuqe, kurse për aksesorë që të dy kanë zgjedhur syze të zeza. /Gazeta Sinjali/