image Çmimet e “kripura” në bregdet: Shqiptarët ankohen, turistët e huaj të kënaqur

Shqipëri

Çmimet e “kripura” në bregdet: Shqiptarët ankohen, turistët e huaj të kënaqur

news image

Edhe këtë verë në rrjetet sociale vijon publikimi i faturave të larta në bregdetin shqiptar dhe ankesat për shërbimin. Por për turistët e huaj që po pushojnë në Sarandë, çmimet janë të lira dhe justifikohen me cilësinë e ushqimit.

“Unë pata një prej darkave më të mira këtu në Sarandë. Çmimet do ti konsideroja ndër më të lirat në Evropë. Për kualitetin e ushqimit, janë çmime tepër të mira.”

“Krahasuar me shtetet e tjera te Evropës është me lirë këtu.”

“Ne na pëlqen këtu,me miqtë e mi ke 3 ditë që shkojmë në një restorant dhe kualiteti i ushqimit është shume i mirë.”Larg ngjarjes së fundit ku një picier u përlesh me klientin, të huajt vlerësojnë edhe shërbimin në bregdetin shqiptar, sigurisht, me aq sa kanë parë.“Po ne jemi të kënaqur, njerëzit janë të mirë,kuzhina e mirë, pak si kuzhina ukrainase, por ndryshon, me ushqimet e detit dhe gatimet.”

”Njerëzit janë të sjellshëm, kjo është diçka që në zbuluam këtu, çdo njeri është shumë miqësor, shume të mirë, të sjellshëm, ne e pëlqejmë këtë.”

Por pushuesit shqiptar ende i ndjejnë të rënda faturat, por thonë se cilësia e shërbimeve po përmirësohet.

Në bregdetin e Jonit, këto ditë mbizotërojnë kryesisht turistët nga Evropa Lindore.

Por ndërsa për turistët e huaj Shqipëria konsiderohet e lirë, disa plazhe në bregdetin e jugut mbeten zona të ndaluara për një pjesë të shqiptarëve./GazetaSinjali/