Këngëtarja e njohur njëherësh shumë e përfolur shqiptare, Tuna së fundmi ka publikuar një fotografi shumë provokative.
Këtë artistja e ka bërë në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 499 mijë ndjekës.
Në imazhin e shpërndarë në InstaStory, artistja shfaqet e veshur në të zeza, teksa ekspozon të pasmet.
Tuna ka zgjedhur të mos i vë asnjë mbishkrim kësaj fotografie, por që pamjet flasin vetë dhe ajo duket në formën më të mirë të mundshme.
Artistja është tejet aktive në rrjetet sociale, ku publikon fotografi nga përditshmëria, por edhe fotografi të realizuara nga fotografë profesional.
Ndryshe, Tuna është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Nuk ma do zemra” që e ka publikuar më 6 gusht. Kënga deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./Sinjali/