Qentë endacakë vazhdojnë të mbesin një problem serioz për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Derisa Komuna e Prishtinës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po vijojnë ‘lojën e ping-pongut’, duke ia hedhur përgjegjësinë njëra-tjetrës, tufat e qenve endacakë kanë shënuar territorin e tyre në çdo lagje e pjesë të kryeqytetit.
Faqja në Facebook “Vrojtuesit e Lagjes” këtë mëngjes ka publikuar një foto nga lagjja “Dardania”, ku shihen një tufë prej dhjetë qensh endacakë./Gazeta Sinjali/