image Revoltohen gastronomët, bëjnë thirrje të mos paguhen dënimet për masat antiCOVID

Kosovë

Revoltohen gastronomët, bëjnë thirrje të mos paguhen dënimet për masat antiCOVID

news image

Ndonëse zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit nuk fillon deri më 3 shkurt, partitë politike veçse kanë filluar të organizojnë tubime në të gjitha qytetet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mospërfillja e masave antiCOVID, duke u mbledhur pa maska e pa distancë, ka revoltuar gastronomët.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar që nga tash e tutje të mos paguhet asnjë dënim në emër të “shkeljes së masave antiCOVID”.

“Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 dënime për gastronomët e asnjë dënim për politikanët!!! Dasmat e diskotekat i keni mbyllë, e edhe kafiteritë po dënohen se po i lejojnë 5 persona në një tavolinë. Kjo s’ka fjalë tjetër që e përshkruan përveç se çka bon i forti i ligi çuditet, kjo ka të bëjë me organet e rendit, kjo ka të bëjë me inspektorat e AVUK-ut, kjo ka të bëjë që ne prej tash e tutje bëjmë thirrje që asnjë dënim të mos paguhet”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Kllokoqit.

Ai ka thënë se politikanëve që po marrin pjesë dhe po organizojnë të tilla tubime, duhet t’u vie turp për shkak se, sipas tij, 10 mijë punëtorë kanë humbur vendin e tyre të punës për shkak të masave të vendosura nga ata.

Kllokoqi u ka bërë thirrje të gjithë gastronomëve që të mblidhen urgjentisht dhe të vendosin se çfarë masa do të marrin kundrejt këtyre “standardeve të dyfishta”.

“Marre duhet me ju ardhë! Marre nga krejt gastronomët që mezi kanë mbijetu e po mbijetojnë! Marre që diskotekat e sallat e dasmave që i keni mbyllë komplet! Marre që 10 mijë punëtorë shkaku juaj janë larguar nga puna! Gastronomë, të martën ejani në mbledhje urgjente! Jemi një! Jemi bashkë! Do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/