image Trusti thotë se e ka kthyer një pjesë të parave të humbura

Financa

Trusti thotë se e ka kthyer një pjesë të parave të humbura

news image

Mbi 161 milionë euro është vlera e humbjeve financiare që ka pësuar Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Këto statistika u bënë të ditura nëpërmjet një raporti mbi sistemin financiar të vendit, publikuar së fundi nga Banka Qendrore e Kosovës.

Por, tre muaj pas publikimit të këtyre të dhënave, sipas Trustit kjo vlerë e humbjeve është rikuperuar.

Justifikimin e këtij institucioni për rikuperimin e 70 milionë eurove po e konsideron si të papranueshëm eksperti i tregjeve financiare, Emanuel Bajra.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, është inicues i ndryshimit të Projekligjit për për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensionale.

Nëpërmjet këtij projektligji, ata që kanë kursime pensionale më pak se 10 mijë euro kanë të drejt të tërheqin 30 për qind të kursimeve të tyre.

Përkundër humbjeve financiare të Trustit, Haxhiu thotë se ky projektligj do të sillet shpejt në Kuvend për votim.

Por, këtë ide të deputetit të PDK-së po e konsideron si problematike eksperti i tregjeve financiare.

Për humbjet financiare të Fondit të Kursimeve Pensionale është deklaruar edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Sipas shefit të kuletës së shtetit, humbjet kanë ndodhur shkaku i luhatjes së çmimeve në bursë. /T7/

/GazetaSinjali/