image BQK tregon arritjet në sektorin e sigurimeve - Sinjali

BQK tregon arritjet në sektorin e sigurimeve

news image

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se sektori i sigurimeve në vend, që nga fillimi i aktivitetit të tij është ballafaquar me probleme, performancë jo të kënaqshme si dhe mospajtueshmëri me kërkesat rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi.

Përmes një komunikate për medie, BQK bën të ditur se një gjendje e tillë është ndikuar edhe nga disa faktorë si aplikimi i tatimit në bruto primin e shkruar apo tatimin në qarkullim prej 5 për qind, detyrimin e sektorit të sigurimeve për kontribut ndaj Kryqit të Kuq me 1 për qind të bruto primeve, si dhe dëmet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

“Duke marrë parasysh ngecjen e këtij sektori, gjatë viteve të fundit, BQK-ja ka ndërmarrë një varg masash dhe reformash me qëllim që sektori i sigurimeve të sigurojë pajtueshmëri me kornizën ligjore në fuqi. Për këtë qëllim, gjatë viteve të fundit, BQK-ja ka marrë me dhjetëra masa administrative kundrejt siguruesve, përfshirë edhe revokimin e dy licencave. Si rezultat i këtyre masave të ndërmarra, gjatë tri viteve të fundit aksionarët e disa prej siguruesve kanë injektuar kapital në vlerë mbi 16 milionë euro”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin