image Kosovarët me mbi 5 miliardë euro në banka

Financa

Kosovarët me mbi 5 miliardë euro në banka

news image

5 miliardë e 200 milionë euro, kaq para kanë në banka bizneset dhe familjet kosovare.

Kështu thonë shifrat e Bankës Qendrore të Kosovës.

Zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti, tha se të dhënat janë deri në muajin shtator.

Kurse, njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa, ka thënë se kursimet do të duhej të investoheshin në krijimin e vendeve të reja të punës.

Bellaqa tha se nëse kursimet përdoren për konsum nuk janë investime por janë për mbijetesë dhe tejkalim të krizës.

“Çdo individ apo familje nëse kursen e ngritë ekonominë familjare, sepse pa kursime nuk ka as investime në të ardhmen. Ma e rëndësishme është është të kursesh sesa të investosh sipas logjikës ekonomike. Por, këto investime do të duhej të bëheshin në ekonomitë familjare apo bizneset që gjenerojnë punësim apo edhe vetëpunësim. se ato kursime përdorën për konsum nuk janë investime, por janë për mbijetesë dhe tejkalim të kësaj situate, të krizës ekonomike”, tha Bellaqa.

“Duke pasur parasysh situatën momentale se ka vështirësi socio-ekonomike, për shkak të inflacionit të importuar, duhet që një pjesë e kursimeve te përdoret për konsum ndërsa pjesa tjeter për investim në sektorët strategjik ku krijon vende te reja te punës, varësisht se sa ka tē hyra familjare”, theksoi ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike e sheh si të sigurt mbajtjen e kursimeve në bankat komerciale në Kosovë.

“Mendimi im është se në banka në Kosovë ka stabilitet financiar dhe monetar. Kjo për arsye se 70 për qind e bankave në Kosovë janë nga kapitali i jashtëm apo dominojnë kryesisht bankat me kapital të jashtëm” shtoi ai.

Buxheti shtetëror i Kosovës sipas parashikimeve pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro për vitin 2023.

Kjo njëherit shënon edhe buxhetin më të lartë në histori të ekzistimin të shtetit të Kosovës.

31 tetori është Dita Botërore e Kursimeve.

/GazetaSinjali/