image Ahmeti: Qeveria e Kosovës i ka në Bankë Qendrore të mbledhura më shumë se një miliard euro

Politikë

Ahmeti: Qeveria e Kosovës i ka në Bankë Qendrore të mbledhura më shumë se një miliard euro

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka në Bankë Qendrore të mbledhura nga ATK e Doganat dhe të pashpenzuara më shumë se një miliard euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook është shprehur se vetëm gjysma e këtyre fondeve të kthehej në këtë periudhë përmes programeve kreative do të kishte ndikim të madh.

“Prej vendimeve që qeverisë së kaluar për ndalimin e Investimeve Kapitale e deri te moslëvizja e qeverisë së tanishme janë akumuluar fonde marramendëse. Kur teoria kryesore në krejt botën është e shpenzimeve e kërkesës agregate, ne kemi shkuar në drejtimin e kundërt me kursime”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/