Trupi i pajetë i Selatin Janjevës, i cili u vra mbrëmë në Novi Pazar të Serbisë është sjellë në Kosovë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e familjarëve, varrimi i pronarit të kompanisë turistike “ Selo Tours” do të bëhet në varrezat e Prishtinës në ora 17.
Nga ky rast tragjik ku humbi jetën 52 vjeçari, i plagosur ka mbetur baxhanaku i tij.
Rezultatet e para të hetimit tregojnë se dikush gjuajti me armë duke e plagosur njërin në këmbë, e më pas një person i paidentifikuar e vrau Selatin Janjevën. /Gazeta Sinjali /