Trupi i pajetë ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të mbërrijë në Shqipëri të martën. Ish-kryetari i shtetit ndërroi jetë ditën e djeshme në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar prej një muaji.
Nishani po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post COVID.
Ish-presidenti u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, shkruan abcnews.
Nishani ishte presidenti i 6-të i Shqipërisë post komuniste.
Bujar Nishani dha frymën e fundit dje.