Sipas marrëveshjes për targa që Kosova dhe Serbia nënshkruan në Bruksel, sot parashihet që trupat e KFOR-it të largohen nga pikat kufitare në veri, shkruan Gazeta Sinjali.
Marrëveshja, ndër të tjera, parashihte vendosjen e trupave të KFOR-it në pikat 1 dhe 31 për dy javë, e të cilat do të largohen pikërisht sot, më 17 tetor, ditën kur në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale.
Kjo marrëveshje erdhi si rezultat i protestave dhe tensioneve në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, ku banorët e komunitetit serb kundërshtonin vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat e përkohshme./Gazeta Sinjali/