image Trumpi thotë se bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, por armëpushimi "ka marrë fund"

Botë

Trumpi thotë se bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, por armëpushimi “ka marrë fund”

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të premten se Irani ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve me Uashingtonin dhe se administrata amerikane e ka pranuar këtë kërkesë.

Megjithatë, Trump ka theksuar se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë armëpushimin të përfunduar.

“Republika Islamike e Iranit ka kërkuar që të vazhdojmë bisedimet. Ne kemi rënë dakord për këtë, por Shtetet e Bashkuara ua kanë bërë të qartë, pa asnjë dilemë, se armëpushimi ka përfunduar”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Deklarata e presidentit amerikan vjen pas përshkallëzimit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit gjatë ditëve të fundit.

Sipas raportimeve, tri cisterna tregtare nga Katari dhe Arabia Saudite u sulmuan disa ditë më parë, ngjarje që çoi në goditjen e objektivave iraniane nga Shtetet e Bashkuara. Në kundërpërgjigje, Irani kreu sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në shtetet fqinje të Gjirit Persik të enjten.

Ndërkohë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, negociatorë nga Katari kanë zhvilluar të premten takime me zyrtarë iranianë në përpjekje për të ulur tensionet pas shkëmbimit të sulmeve mes Iranit dhe SHBA-së.

Në fokus të këtyre bisedimeve ka qenë edhe siguria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/