Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA-ja do të kryejë sërish sulme ndaj Iranit gjatë natës.
Trump ka folur pas përfundimit të takimit me dyer të mbyllura me liderët e NATO-s në kuadër të samitit që po mbahet në Ankara.
Presidenti amerikan ka përsëritur kritikat e tij ndaj Iranit, të bëra gjatë paradites së së mërkurës, duke shprehur dyshime nëse mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Teheranin.
“Do t’i godasim përsëri fort sonte. Do t’u jap një paralajmërim të vogël”, u shpreh Trump.
Ai e ka akuzuar Iranin se ka shkelur marrëveshjen çdo ditë, duke thënë se autoritetet iraniane “gënjejnë e mashtrojnë”.
“Ata nuk do të arrijnë kurrë marrëveshje me neve për armë bërthamore”, ka thënë presidenti amerikan.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!