image “Irani kërkon të vrasë Trumpin”/ Alarmohet SHBA-ja, Izraeli paralajmëron Uashingtonin për planin e Teheranit

Botë

“Irani kërkon të vrasë Trumpin”/ Alarmohet SHBA-ja, Izraeli paralajmëron Uashingtonin për planin e Teheranit

news image

Izraeli ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të reja të inteligjencës të cilat tregojnë sipas burimeve që kanë dijeni për çështjen, se ekziston një plan iranian për të vrarë Presidentin Donald Trump

Lajmin e përcjell The Wall Street Journal, sipas të cilit ky informacion përbën një përshkallëzim të ri në përplasjen mes Uashingtonit dhe Iranit.

Prej vitesh, shkruan gazeta amerikane, Irani ka premtuar publikisht se do të hakmerret ndaj Trumpit për vrasjen e Qassem Soleimanit, një gjeneral i lartë i Trupës së Gardës Revolucionare Islamike, e kryer gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i pohoi edhe vetë gjasat e një skenari të tillë, teksa la po ashtu të kuptohet se lidershipi aktual i regjimit të ajatollahëve mund të pësojë të njëjtin fat si paraardhësit, nëse vazhdon me kryeneçësi përballjen.

“Udhëheqësit e tyre janë zhdukur. Pastaj zgjidhën udhëheqës të tjerë. U zhdukën edhe ata. Tani kanë një grup tjetër liderësh. Edhe ata mund të zhduken, ku i dihet. Dhe e dini çfarë? Edhe unë gjithashtu mund të mos jem më, sepse jam objektivi i tyre numër një. Jam numri një në listën e tyre të vrasjeve”, u shpreh Trump.

Javët e fundit, marrëdhëniet mes Trumpit dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu janë ftohur për shkak të mospërputhjeve mbi vazhdimin e luftës me Iranin. Netanyahu ka mbështetur nevojën për të vazhduar sulmet kundër Iranit dhe për të arritur objektiva të tjerë ushtarakë.

Trump, nga ana tjetër, ka kërkuar një rrugëdalje nga konflikti, duke shprehur shqetësimin se ai mund të shkaktojë një tronditje të ekonomisë globale.

Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Trump dhe Netanyahu zhvilluan nj ditë më parë një bisedë telefonike dhe ranë dakord të vazhdojnë “koordinimin mes dy vendeve”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Trump e informoi Netanyahun mbi aktivitetet e fundit të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/