Presidenti amerikan, Donald Trump në konferencën për media në Samitin e NATO-s, është pyetur sërish për Iranin.
Ai u shpreh se udhëheqësit e vendit nuk po i bëjnë ndonjë shërbim popullit të tyre “bazuar në veprimet e tyre gjatë një ose dy javëve të fundit”, raporton BBC.
Trump më pas tha se nuk mendon se një konflikt në shkallë të plotë do të fillojë përsëri
“Çdo gjë që ndodh do të mbarojë shumë shpejt”, tha ai.
Presidenti amerikan përsërit komentet e mëparshme se ShBA “mund” ta sulmojnë Iranin sonte.
Ai shtoi se kushdo që i afrohet materialit bërthamor nëntokësor të vendit do të “hidhet në erë” dhe se ShBA përfundimisht do ta “marrë atë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!