Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pretendoi të enjten se ai kishte parë prova që dëshmojnë se koronavirusi kishte origjinën nga një laborator mjekësor në provincën Wuhan në Kinë, dhe kërcënoi për tarifa të reja mbi vendin aziatik.
Presidenti Trump këtë javë ka përsëritur kritikat e tij për Pekinin pasi kaloi një kohë të gjatë duke sugjeruar se udhëheqësit kinezë e dinin se virusi kishte dalë publik në vendin e tyre. Ai gjithashtu sonte shtroi pyetjen se pse Kina i lejoi njerëzit të largoheshin dhe të udhëtonin nëpër botë, kur ata e dinin se me gjasë mund të ishin të infektuar, shkruajnë mediat e huaja.
Gjatë një ngjarje që u shndërrua në një konferencë për shtyp, Presidenti Trump u pyet: “A keni parë ndonjë provë deri në këtë pikë që ju jep një shkallë të lartë besimi se Instituti i Virologjisë Wuhan ishte origjina e këtij virusi?”
Ai u përgjigj: “Po, unë kam. Dhe unë mendoj se OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) duhet të turpërohet”.
I pyetur nëse ai po sugjeron që Kina me qëllim lejoi përhapjen e virusit, i cili mund të konsiderohet një veprim armiqësor, Trump nuk përjashtoi që ai është afër një përfundimi të tillë./ Gazeta Sinjali/