image Trump: Biden mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

Botë

Trump: Biden mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

news image

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ka shumë mundësi që të nisë një Luftë e Tretë Botërore, për shkak se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po udhëhiqen nga “budallenjtë”, sipas mediave të huaja.

“Kisha të drejtë për Ukrainën, kisha të drejtë për Tajvanin dhe shpresoj që të mos kem të drejtë për Luftën e Tretë Botërore. Kam frikë sepse po na drejtojnë njerëz budallenj. Mund të nisë një luftë dhe do të jetë një luftë si asnjë tjetër më parë”, deklaroi Trump.

Sipas tij Putin ka përmendur fjalën me B. E dini ju se cila fjalë është ajo me B? Është bërthamorja dhe ajo fjalë nuk duhej përmendur kurrë.

Pushtimi i Ukrainës nuk kishte për të ndodhur nëse do të isha unë ende President”, shtoi Trump.

Në një fjalim të rrallë drejtuar kombit rus të mërkurën në mëngjes, Putin këmbënguli se ai do të përdorte ‘të gjitha mjetet’ e nevojshme për të mbrojtur territoret e pushtuara ose të vendosura për t’u aneksuar nga forcat e Kremlinit në Ukrainë.

“Nëse ka një kërcënim për integritetin territorial të vendit tonë dhe për të mbrojtur popullin tonë, ne sigurisht që do të përdorim të gjitha mjetet për ne dhe nuk po bëj bllof”, tha ai gjatë fjalimit të tij televiziv.

Më herët në fjalimin e tij Trump i tha turmës se Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Biden duhet të hetojë Letitia James për ‘shpërdorim të tmerrshëm dhe keqdashës të pushtetit’ pasi Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut nisi një padi civile kundër tij këtë javë.

/GazetaSinjali/