image Musk e kthen llogarinë e Trumpit në Twitter

Botë

Musk e kthen llogarinë e Trumpit në Twitter

news image

Llogaria e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Twitter është rikthyer në platformë.

Llogaria, të cilën Twitter e ndaloi pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol, u rikthye pasi CEO dhe pronari i ri i Twitter, Elon Musk postoi një sondazh në Twitter të premten mbrëma duke pyetur përdoruesit e platformës nëse Trump duhet të rikthehet në Twitter.

“Populli ka folur. Trump do të rikthehet”, shkroi Musk në Twitter të shtunën mbrëma.

Rezultatet përfundimtare të sondazhit të shtunën mbrëma treguan 51.8 për qind pro dhe 48.2 për qind kundër. Sondazhi përfshinte 15 milionë vota.

Trump më parë ishte përdoruesi më me ndikim dhe më i diskutueshëm, me pothuajse 90 milionë ndjekës.

/GazetaSinjali/