image Trump thotë se Grenelli do ta vazhdojë angazhimin në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Kosovë

Deklaratë/ Trump thotë se Grenelli do ta vazhdojë angazhimin në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka konfirmuar se Richard Grenell do ta vazhdojë detyrën e të dërguarit amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi.

Trump këtë e tha sot në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për ta vizituar Indinë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ambasadori do të vazhdojë pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, citohet të ketë thënë Trump duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi.

Teksa ka shtuar se po e kërkon një person që ta zëvendësojë Grenellin në pozitën e ambasadori të SHBA-së në Gjermani. /Gazeta Sinjali/