image Trump në kërkim të një personi për ta zëvendësuar Grenellin

Politikë

Botë/ Trump në kërkim të një personi për ta zëvendësuar Grenellin

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se është në kërkim të një personi për të zëvendësuar Richard Grenellin, në pozitën e ambasadori të ShBA-së në Gjermani, pasi ky i fundit u emërua në krye të Inteligjencës amerikane.

“Unë do ta emëroj një ambasador në Gjermani”, ka deklaruar Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se te nisej për në Indi, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Mbetet e paqartë se për sa kohë Grenell do të shërbejë si zyrtarë i lartë i Inteligjencës.

Trump ka thënë se është duke i konsideruar pesë kandidatë që ta marrin rolin në mënyrë të përhershme, por nuk ka treguar se kush janë ata.

“Në një të ardhme të afërt, ne do t’ju njoftojmë se kush janë ata”, është përgjigjur Trump./Gazeta Sinjali/