image Trump thotë se e di gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un

Botë

Botë/ Trump thotë se e di gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë që ai është në dijeni për gjendjen shëndetësore të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por nuk mund të tregojë.

Trump ka deklaruar se njerëzit do të kenë mundësi të marrin detaje shtesë “në një të ardhme jo shumë të largët”.

Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ai nuk mund të tregojë saktësisht për gjendjen e Kim Jong Un.

“Por unë nuk mund të flas për këtë gjë të tani, thjesht i uroj që të shërohet sa më shpejt”, tha Trump.

Trump theksoi se javën e kaluar, ai mendoi se raportimet që Kim ishte në gjendje të rëndë, ishin të pasakta dhe ndoshta të bazuara në “dokumente të vjetra”./ Gazeta Sinjali/