image Trump për koronavirusin: Amerika më pak e rrezikuara dhe ekspozuara

Botë

Deklaratë/ Trump për koronavirusin: Amerika më pak e rrezikuara dhe ekspozuara

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për rrezikun nga koronavirusi, i cili sipas tij, në SHBA mbetet shumë i ulët.

Teska Trump e emëroi Mike Pence në krye të përgjigjes së Shteteve të Bashkuara ndaj krizës globale shëndetësore.

“Administrata ime është gati të përballet me këtë krizë dhe përhapjen e saj në mbarë botën. Për shkak të asaj çka kemi bërë, qytetarët amerikanë janë kaq pak të rrezikuar e të ekspozuar ndaj koronavirusit”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

Ndërsa shprehu shqetësimin për raportimet se një person rezulton i prekur nga koronavirusi në Kaliforni e një tjetër në Brazil, Trump theksoi se problem më i madh është Italia.

I pyetur nëse administrata e SHBA po mendon pezullimin e udhëtimeve drejt Italisë dhe vendet e tjera të prekura rëndë, si Kina dhe Koreja e Jugut, ai tha se do të presin për të parë se çfarë do të ndodhë.