image Serbia pranon nga SHBA-ja 66 automjete të blinduara Humvee

Rajon

Serbia pranon nga SHBA-ja 66 automjete të blinduara Humvee

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë dorëzuar 66 Humvee Ushtrisë së Serbisë, raporton N1.

Kjo dërgesë madje thuhet të jetë thjesht e para mes 118 mjetesh që janë porositur.

Në kanalin zyrtar të Ambasadës së ShBA-ve në Serbi në Instagram thuhet:

“Këta nuk janë thjesht pajisje amerikane, ky është standardi i NATO-s… Posedimi i këtyre pajisjeve i mundëson Serbisë që të jetë pjesë e çfarëdo misioni paqeruajtës në mbarë botën, që të reagojë shpejt, dhe po ashtu që të vendoset krah për krah me partnerët e saj.”

Mes viteve 2012 dhe 2017, ShBA-ja ia kishte dhuruar ushtrisë serbe një numër prej 40 pajisjesh të tilla. Disa sosh i kishte dhuruar edhe për Kosovën.

Por, këto mjetet e fundit besohet që janë marrë pas një kontrate direkte komerciale me kompaninë amerikane AM General.

/GazetaSinjali/