Presidenti i SHBA-së vazhdon të mos i kursejë kritikat ndaj Kinës për mënyrën e menaxhimit të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Edhe njëherë përmes Twitter, Trump shkruan se Kina ka pasur mundësi që ta ndalonte përhapjen e virusit, por nuk e bëri.
Pavarësisht se nuk e përmendi me emër kreun e shtetit, Presidentin Xi Jinping, ai shkruan se çdo urdhër vjen nga “koka”.
Ai gjithashtu theksoi faktin që Kina dëshironte që kandidati për president presidencial Joe Biden të fitonte zgjedhjet e ardhshme pasi ata mund të vazhdojnë të “shqyejnë” Shtetet e Bashkuara, siç kanë bërë për dekada.
Duket se rivaliteti mes dy vendeve është i ndezur pasi edhe më herët Trump e ka “thumbuar” Kinën për mënyrën e menaxhimit të situatës.
Ai ka deklaruar se do të ashpërsojë masat ekonomike ndaj tyre. Kreu i ShBA-së nuk ka mbajtur as kritikat ndaj OBSh-së të cilën e kërcënon se do të tërheqë financimin ndaj saj nëse organizata vijon të bashkëpunojë me Kinën./Gazeta Sinjali/