image Trump nuk e mohon se koronavirusi mund të jetë krijuar nga një laborator në Wuhan

Botë

Teori/ Trump nuk e mohon se koronavirusi mund të jetë krijuar nga një laborator në Wuhan

news image

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një konferencë për shtyp tha se administrata e tij do të hulumtojnë nëse koronavirusi ka origjinën në një laborator në Wuhan të Kinës. Ai nuk e quajti si teori konspirative një mundësi të tillë.

Ishte korrespondenti i Fox News, John Roberts, ai që e ngriti pyetjen e teorisë me presidentin duke thënë. “Shumë burime po i thonë Fox Newsit sot se qeveria e SHBA-ve ka besim të madh se ndërsa koronavirusi është virus që ndodh natyrshëm, ky i fundit buroi nga laboratori i virologjisë në Wuhan.”

“Për shkak të mungesës së protokolleve të sigurisë, një praktikante ishte infektuar dhe e cila më pas infektoi edhe të dashurin e saj dhe më pas e çuan virusin në tregun e kafshëve të gjalla në Wuhan ku nisi të shpërndahej. A korrespondon kjo me atë që keni dëgjuar ju nga zyrtarët e sigurisë?”, ishte pyetja e tij, raporton Independent.

Trump iu përgjigj atij, u duk se po konfirmonte këtë shpjegim të paqëndrueshëm dhe se ai po merrej seriozisht.

“Nuk do ta thoja atë gjë, John, por do t’iu them se një shpjegim të tillë po e dëgjojmë gjithnjë e më shumë dhe do ta shohim. Kur ju thoni shumë burime, tash këtu është rasti i saktë kur mund ta përdorësh fjalën “burime”, por ne po bëjnë një hetim të mirëfilltë se si ndodhi kjo situatë.”

Konspiracioni i laboratorit në Wuhan ka shumë forma të ndryshme të shpjegimit. Më i zakonshmi është ai që thotë se virusi arriti disi të bartej nga një prej dy laboratorëve hulumtues të virologjisë në Wuhan, qoftë prej një lakuriqi apo ndonjë njeriu./ Gazeta Sinjali/