image Trump nderon me medalje qenin Conan

Botë

Trump nderon me medalje qenin Conan

news image

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka nderuar me medalje qenin Conan, i cili mori pjesë në operacionin e forcave amerikane që rezultoi me vrasjen e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi.

“Ky është Conan. Ai është ndoshta qeni më i famshëm në botë tani”, tha Trump, duke prezantuar Conan para përfaqësuesve të mediave në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Conan, qen i racës belge, u plagos lehtë në operacionin ushtarak në veri-perëndim të Sirisë në tetor.

Që atëherë Conan është rikuperuar dhe është rikthyer në detyrë. /Gazeta Sinjali/