image E tmerrshme/ Qeni i fqinjit ju hyri në oborr dhe i kafshoi dy vëllezërit në Pejë, pamje të rënda nga sulmi

Siguri

E tmerrshme/ Qeni i fqinjit ju hyri në oborr dhe i kafshoi dy vëllezërit në Pejë, pamje të rënda nga sulmi

news image

Gazeta Sinjali sot gjatë ditës ka raportuar se sipas burimeve nga Emergjenca dy vëllezër, të moshave madhore janë sulmuar nga qeni i komshiut, i cili kishte shkuar në oborrin e tyre, ku i ka kafshuar të dy, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Për shkak të plagëve të shkaktuara, viktimat janë dërguar në spital, ku kanë marr trajtim mjekësor.

Dy viktimat janë jashtë rrëzikut për jetë. Ndërsa, në adresën e Sinjalit është lajmëruar njëri nga dy vëllëzërit e lënduar, i cili ka dërguar edhe pamje nga lëndimet e marra.

le
Lëndimet trupore

I njëjti ka thënë se qeni është agresiv dhe se i takon racës “Kangall”. Gjithashtu, qytetari pretendon se pronari i tij e lëshon në fshat me qëllim dhe banorët janë të vetëdijshëm për këtë akt.

Ai shtoi se pronarin e kanë paralajmëruar që qeni është agresiv, por i njëjti nuk ka marr masa.

c
Lëndimet trupore

Në anën tjetër, posa rasti është denoncuar, Policia e ka arrestuar pronarin e qenit, që shkaktoi rrezik dhe sulmoi fqinjët e tij. Pas shoqërimit në stacion policor, i njëjti është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj të dyshuarit në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”.

/GazetaSinjali/