image Qeni më i vjetër në botë mbushi 31 vjet, nëna e tij kishte jetuar 18 vjet

Botë

Qeni më i vjetër në botë mbushi 31 vjet, nëna e tij kishte jetuar 18 vjet

news image

Qeni më i vjetër në botë, këtë javë mbushi 31 vjet.

Bobi, qeni portugez i cili u lind më 11 maj 1992, u titullua si qeni më I vjetër në botë nga Guinness në fillim të këtij viti, transmeton Gazeta Sinjali.

Qeni që kur ka lindur është në pronësi të 38 vjeçarit, Leonel Costa i cili jeton në fshatin Conquerios të Portugalisë.

Pronari i qenit thotë se do të organizojë një aheng për të festuar ditëlindjen e 31-të të Bobit. Ai tha se festa do të ketë mbi 100 të ftuar, që do të udhëtojnë nga vende të tjera.

Pronari portugez po ashtu tregoi se ka pasur edhe në të kaluaren qenë që kanë jetuar gjatë, duke përfshirë nënën e Bobit, Gira-n, që jetoi 18 vjet.

/GazetaSinjali/