Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, John Bolton. Përmes një postimi në Tëitter , presidenti amerikan ka njoftuar se e pas shum ëmospajtimeve ka vendosur ta shkarkoj Bolltonin nga detyra e tij.
“E informova John Boltonin mbrëmë se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë. Unë fuqishëm nuk po pajtohesha me disa nga sugjerimet e tij, ashtu sikur të tjerët në Administratë, prandaj e pyeta Johnin për dorëheqje, të cilën e dha këtë mëngjes. E falëndëroj Johnin shumë për këtë shërbim”, ka shkruar Trump.
Presidenti amerikan, Trump, ka thënë se do ta emëroj Këshilltarin e ri për Siguri Kombëtare javën e ardhshme.
John Bolton, njihet për raporte të mira me Serbinë , derisa haptazi më 2008 kishte dalë kundër pavarësisë së Kosovës , në kohën sa ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara. /Sinjali/