Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë biseduar në telefon për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe potencialin për kontrollin e armëve, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, Putin e thirri Trump dje për ta falënderuar për “informacionin e dhënë nga SHBA që ndihmuan në ndalimin e një sulmi të mundshëm terrorist gjatë pushimeve në Rusi”, njofton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Rusia tha dje se kishte parandaluar një sulm të planifikuar në Shën Petersburg, falë informacionit nga Uashingtoni. /Gazeta Sinjali/