Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar dislokimin e 1 mijë ushtarëve në Nju Jork për të ndihmuar qytetin të menaxhojë urgjencën pandemike.
“Ata do të shërbejnë atje ku ka më shumë nevojë”, tha ai.
Më parë, kryetari i bashkisp, Bill de Blasio i kishte kërkuar Shtëpisë së Bardhë të dërgonte ushtarë dhe staf spitalor.
SHBA-ja kaloi pragun prej 300 mijë rastesh të regjistruara me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të universitetit ”Johns Hopkins”.
Pandemia ka shkaktuar të paktën 8 mijë e 162 të vdekur në vend, sipas tij.
Vatra kryesore e pandemisë është Nju Jorku me 1 905 të vdekur.